Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron për vizitë në Londër ku ka takuar të Dërguarin e Kryeministrit britanik, për Tregti në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar në kuadër të vizitës së tij në Londër është takuar edhe me Martin Vickers,i cili është deputet në Parlamentin britanik, kryetar i Grupit të Miqësisë së Mbretërisë së Bashkuar me Kosovën dhe i Dërguar i Kryeministrit britanik për Tregti në Ballkanin Perëndimor.
“Takim i shkëlqyer në Londër me deputetin Martin Vickers, kryetar i Grupit të Miqësisë së Mbretërisë së Bashkuar me Kosovën dhe i Dërguar i Kryeministrit për Tregti në Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar ka pasur dhe vazhdon të ketë rol të veçantë në çlirimin, pavarësinë, rindërtimin e Kosovës. Bashkë me miqtë, shteti ynë ka shënuar arritje të mëdha dhe në partneritet me ta do të ecë drejt objektivave të së ardhmes.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Mëngjesin e sotëm, Hoxhaj njoftoi se u takua edhe me ish-sekretarin e NATO-s, Lord George Robertson, për të cilin tha se bëri gjithçka për çlirimin tonë në një nga periudhat më kritike për Kosovën./Arbresh.info
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...