Google ADS

Hoxhaj në Johns Hopkins: Rajonit i duhet prezencë e përhershme ushtarake amerikane

22:11 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mbajtur një ligjeratë mbi shtetndërtimin e Kosovës, sfidat, si dhe arritjet në dhjetë vitet e shtetësisë, në Universitetin Johns Hopkins në shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare.

Gjatë kësaj ligjerate, Hoxhaj ka folur për prezencën amerikane në Ballkanin Perëndimor, të cilën e ka cilësuar si mëse të nevojshme, në kohën kur Rusia po e përdor Serbinë për ta ushtruar ndikimin në Ballkan dhe për t’i larguar shtetet e rajonit nga perspektiva evropiane.

Hoxhaj ka mirëpritur rekomandimet e raportit të fundit të dalë nga Atlantic Council, ku rekomandohet prezencë e përhershme udhtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Ballkanin Perëndimor. Ai ka thënë se kampi Bondsteel mund ta ketë rolin e qendrës së kësaj presence.

“Mirëpres rekomandimet e dala nga raporti i fundit i Atlantic Council për një prezencë të përhershme ushtarake amerikane në rajon. Bondsteel mund ta marrë rolin e qendrës së kësaj presence”, ka thënë Hoxhaj.

Kjo, sipas Hoxhajt i shërben edhe përpjekjeve të Kosovës për ta krijuar ushtrinë, gjë që tha se do ta kompletonte arkitekturën e sigurisë në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme