Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e dytë të vizitës së tij në Izrael ka takuar drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, Yuval Rotem.
Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Hoxhaj e ka informuar drejtorin Rotem në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, si dhe të dy palët kanë biseduar në lidhje me thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik në muajt në vijim.
“Kam zhvilluar një diskutim shumë produktiv me drejtorin e përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Yuval Rotem, në lidhje me zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Biseduam po ashtu për zgjerimin e bashkëpunimit në muajt në vijim, jo vetëm në fushën e ekonomisë, por edhe bashkëpunime të reja në rrafshin politik”, ka thënë Hoxhaj.
Gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka zhvilluar një takim tjetër me Nicolay Mladenov, të dërguarin e posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, si dhe ka takuar drejtorin e World Jewish Congress, Robert Singer. Hoxhaj ka marrë pjesë në kongresin botëror kundër antisemitizmit, bashkë me mbi 300 personalitete botërore.
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel