Gjatë qëndrimit të tij në Doha, ku po merr pjesë në Forumin e Sigurisë Globale, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj është takuar me Ministrin e Financave të Sudanit, Gebreil Ibrahim Mohamed.
Në një postim në rrjetin social Facebook, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka theksuar se e ka falënderuar ministrin sudanez për mbështetjen e vazhdueshme dhe njohjen që Sudani i ka bërë pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Kënaqësi ta takoj Dr. Gebreil Ibrahim Mohamed, Ministër i Financave i Sudanit. E falenderova për mbështetjen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani! “, ka shkruar Hoxhaj.
Forumi i Sigurisë Globale, ku po merr pjesë Hoxhaj, po zhvillohet në Doha dhe mbledh liderë politikë, diplomatë dhe ekspertë nga mbarë bota për të diskutuar sfidat globale të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar./Arbresh.info/
Sulmi i dronëve të Ukrainës në Moskë detyroi mbylljen e dy a...
Bie nga lartësia e pallatit, humb jetën 14-vjeçari në Tiranë
Ndeshja Shqipëri-Serbi, Kurti: Barazimi na la të pakënaqur m...
Ndalohet në Serbi një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale, merre...
BIK: Po vazhdon me sukses therja e kurbanëve
MINT nesër shënon Ditën Ndërkombëtare të Akreditimit