Ish-kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka kujtuar sot 23 vjetorin e fillimit të takimit në Rambuje, nga ku doli edhe Marrëveshja e Rambujesë, siç njihet sot.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Rambujeja është marrëveshja e parë e nënshkruar mes Kosovës dhe Perëndimit.
Ai ka shtuar se edhe pse më herët kishte pjesëmarrje të Kosovës në ngjarje të mëdha ndërshqiptare, ballkanike dhe ndërkombëtare, sipas Hoxhajt, asnjë nga to nuk arritën te shkrimi i një marrëdhënieje kontraktuale në mes të Kosovës dhe Perëndimit si kjo e Rambujesë.
”Rambujeja, marrëveshja e parë e nënshkruar mes Kosovës dhe Perëndimit! Edhe më herët kishte pjesëmarrje të Kosovës në ngjarje të mëdha ndërshqiptare, ballkanike dhe ndërkombëtare, por asnjë nga to nuk arritën te shkrimi i një marrëdhënieje kontraktuale në mes të Kosovës dhe Perëndimit si kjo e Rambujesë!
Postimi i tij i plotë:
Rambujeja, marrëveshja e parë e nënshkruar mes Kosovës dhe Perëndimit! Edhe më herët kishte pjesëmarrje të Kosovës në ngjarje të mëdha ndërshqiptare, ballkanike dhe ndërkombëtare, por asnjë nga to nuk arritën te shkrimi i një marrëdhënieje kontraktuale në mes të Kosovës dhe Perëndimit si kjo e Rambujesë!
23 vjet më parë, Delegacioni i Kosovës i prirë nga Hashim Thaçi përmbylli marrëveshjen e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët me këtë përmbajtje: Tërheqjen e ushtrisë serbe dhe vendosja e trupave paqeruajtëse të prirë nga NATO, ndërtimin e institucioneve qeverisëse demokratike dhe marrja e një vendimi mbi statusin e Kosovës pas tri vitesh!
Rambujeja është hallka e parë ndërkombëtare në themel të Kosovës së lirë dhe të pavarur, duke e rreshtuar në anën e drejtë të gjeopolitikës dhe të historisë! /arbresh.info/
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë