Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë sot në seminarin e nivelit të lartë të organizuar nga Ambasada e Finlandës në Kosovë për nder të 100 vjetorit të shtetësisë së Finlandës, sot në Prishtinë.
Ministri Hoxhaj në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve ka thënë se lindja e shteteve të reja të vogla në 100 vitet e fundit, përfshirë këtu edhe lindjen e Finlandës më 1917 dhe lindjen e Kosovës para 10 vitesh janë triumf i shpresës dhe i të drejtës.
“Lindja e Finlandës para 100 vitesh sikurse edhe lindja e Kosovës para 9 vitesh por edhe lindja e shumë shteteve të reja të vogla në botë në këto 100 vitet e fundit nuk janë asgjë tjetër veçse triumf i besimit, triumf i shpresës dhe i të drejtës mbi kufizimet e historisë, dhe popujve të vegjël shpeshherë u merr shumë kohë që historia të vihet në anën e tyre”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka folur edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Finlandës ku ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës me Finlandën kanë nisur si miqësi mes popujve për t’u zgjeruar në marrëdhënie të shkëlqyeshme mes dy shteteve. Ai ka shprehur mirënjohjen që në kohën e luftës, spastrimit etnik e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, shqiptarët kanë gjetur një strehë të sigurt fizike dhe emocionale në Finlandë.
“Marrëdhënia në mes të vendeve tona është miqësi politike mes popujve para se të jetë miqësi politike mes shteteve, dhe para se të ketë marrëdhënie të shkëlqyeshme ndërshtetërore duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyeshme mes popujve. Shumë qytetarë të Kosovës në një kohë të përndjekjes politike në vitet e 80’ta, 90’ta, dhe në kohën e spastrimit etnik dhe gjenocidit gjatë luftës në Kosovë, kur ishin të kërcënuar për ekzistencën e tyre ata kanë gjetur një siguri edhe fizike edhe emocionale në Finlandë. Kosova i është shumë mirënjohëse Finlandës për një prani të madhe të diasporës atje e cila është një urë e fuqishme mes popujve tanë”, ka deklaruar Hoxhaj.
Hoxhaj, po ashtu ka falënderuar Finlandën që ka mbështetur aspiratat për liri dhe pavarësi të Kosovës qysh para disa dekadash, bashkë me vendet e tjera nordike.
“Duke qenë të përkushtuar për paqe, sigurinë, stabilitetin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave në rajon Finlanda sikurse edhe vende të tjera nordike ka mbështetur që herët para disa dekadave aspiratën tonë për liri dhe pavarësi
“Fillimi i kësaj lidhje të veçantë është roli i Ahtisaarit si ndërmjetës ndërkombëtar për ti dhënë fund luftës në Kosovë në vitin 1999, dhe angazhimi i tij më me rëndësi dhe më kulminant natyrisht janë zhvillimet e mëvonshme historike me negociatat në Vjenë në vitet 2006-2007 si dhe produkti final i këtyre negociatave, plani i tij për
Kosovën e pavarur. Plani i tij është thelbi, esenca, apo fundamenti i shtetit tonë i cili
është i bazuar në tri parime të cilat kanë qenë edhe aspirata të shoqërisë dhe të vullnetit tonë politik”, ka vazhduar Hoxhaj në fjalimin e tij.
“Ahtisaari mund të krenohet me arritjet e tij kudo në botë, por të rralla janë historitë e qëndrueshmërisë së suksesit si historia e Kosovës”.
Kryediplomati kosovar ka thënë se kur flasim për politikën e Jashtme atëherë duhet të merret shembulli i prioritetit të tretë të Finlandës në këtë fushë dhe qasja e saj ndaj Rusisë.
“Politika e jashtme e Kosovës mund të mësojë shumë nga Finlanda se si të sillen në arenën ndërkombëtare por leksioni më i rëndësishëm është prioriteti i tretë i tyre në politikën e jashtme, dhe po e them në formë të metaforës: nëse ballafaqohesh me ariun e bardhë (Rusinë), Finlanda është një shembull i mirë”, ka thënë Hoxhaj.
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...