Google ADS

Hoxhaj: Ndryshimi i politikës serbe ndaj Kosovës të nisë me njohje

20:04 | 24 Korrik 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka mirëpritur deklaratën e dhënë sot nga presidenti serb Vuciq, për zgjidhjen e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, përmes dialogut të brendshëm në Serbi.

Hoxhaj ka thënë se nëse një politikë e tillë, siç është deklaruar nga presidenti serb është e vërtetë, do të ishte një kthesë e mirëseardhur.

“Thyerja e heshtjes dhe pranimi i së vërtetës për pavarësinë dhe sovranitetn e Kosovës do të hapte rrugë për pajtimin mes shoqërive, bashkëpunimin rajonal, integrimin evropian dhe përmirësimin e pozitës ndërkombëtare të të dy vendeve”, ka thënë Hoxhaj për BIRN.

Hoxhaj ka thënë se nëse Vuciq ka sukses që ta kthejë në rrugën e duhur politikën ndaj Kosovës, jo vetëm që do ta lirojë vendin e tij nga mitet historike dhe politikat destruktive, por do t’i bënte edhe një favor të madh tejkalimit të së kaluarës dhe konfliktit në rajon.

Më herët sot, në një artikull të tij, Vuciq deklaroi se serbët dhe shqiptarët duhet ta gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme, larg konflikteve, dhe këto probleme të mos u kalohen gjeneratave të reja.

“Për të shënuar progres të qëndrueshëm, duhet të bëhemi realistë, të mos humbim atë që kemi por të mos kërkojmë që ta kemi atë që e kemi humbur shumë kohë më parë”, ka shkruar Vuciq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme