Hoxhaj: Minishengeni ide e Serbisë, s’mund ta ndajmë sovranitetin me ta

16:18 | 22 Janar 2020
L G

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka treguar se prej nga rrjedh ideja e Minischengen-it dhe a ka interes Kosova të bëhet pjesë e tij.

Hoxhaj ka treguar se kjo ide fillimisht u shpalos nga serbët në vitin 2016, derisa ishte ministër i Jashtëm dhe etiketohej si union doganor.

Ai tha se Kosova nuk mund ta ndajë sovranitetin e saj me Serbinë, Bosnën e as Rusinë, andaj edhe ka kundërshtuar të bëhet pjesë e Minischengen-it.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka folur në detaje rreth cështjes së Minischengen-it, shpalosjen e kësaj ideje dhe interesin e Kosovës për të.

Hoxhaj, ka treguar zanafillën e kësaj ideje, duke thënë se fillimisht për të ka shkruar në një gazetë austriake, “Die Presse”.

“Mendoj që Minischengeni është tema ma serioze për herë të parë është folë për një union doganor në shkurt të 2016. Një gazetë austriake Die Presse ka bërë një shkrim për idenë e unionit doganor, kur ne në atë kohë, sa kam qenë ministër i jashtëm kemi bërë përpjekje ta kuptojmë se kush është mbrapa kësaj ideje dhe kemi pa që serbët e kanë bërë një dokument jozyrtar për ta plasu nje ide të tillë, të mos ketë kufi dhe dogana, që Dogana e Kosovës të mos jetë në Veri në Jarinjë, por të jetë në Suboticë, si pjesë e një sistemi rajonal”, ka thënë zv.kryeministri Hoxhaj.

Ai ka treguar se në atë kohë Qeveria e Kosovës ka kkundërshtuar, por pas unionit doganor, është hapë një projekt i dytë, me emërtim tjetër, një treg i përbashkët rajonal.

“Ne në atë kohë e kemi kundërshtu, si Qeveri e Kosovës. Pas unionit doganor, ka qenë një projekt i dytë, me një fjalë tjetër, një treg i përbashkët rajonal. Minischengen-i tash është paketimi i tretë, rikornizimi i tretë i idesë së njejtë. Në këtë drejtim, ne e shohim si dicka që nuk është në përputhje me interesat e Kosovës, meqë ne nuk mund ta ndajmë sovranitetin tonë me dy shtetet në rajon që nuk e njohin Kosovën, Serbia dhe Bosna”, ka thënë tutje Enver Hoxhaj.

Hoxhaj gjithashtu tregoi kur kryeministrja serbe, Ana Bernabiq, në tetor të 2019’ës, ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë me komunitetin euroaziatik.

“Në tetor të 2019, kryeministrja serbe, Bernabiq ka nënshkruar marrëveshje të tregtisë së lirë me komunitetin euroaziatik, që udhëhiqet nga Rusia. Deri tash Serbia ka pasur marrëveshje të tregtisë së lirë vetëm me Rusinë dhe Bjellorusinë, tash ka me të gjitha shtetet e ish sovjetike”, ka deklaruar Hoxhaj në tv Klan të Maqedonisë Veriore.

Ai ka thënë se Kosova nuk është e gatshme ta ndajë sovranitetin e Kosovës me Serbinë e as me Bosnën, dhe as me Rusinë e cila thotë se është një lloj kundërshtari strategjik.

“Unë i kam parë deklaratat edhe në Novi Sad, në Ohër e në Tiranë. Shpjegimi im është shumë i thjeshtë, të katër kryeministrat folin për katër liri. Liri të njerëzve, të mallrave, të shërbimeve dhe të kapitalit”, ka thënë tutje Hoxhaj.

Ai ka thënë se lëvizja e lirë e njerëzve pa pasaporta ekziston në shumicën e vendeve të rajonit, por nëse ka nevojë është edhe temë bilaterale, vetëm një shtet me një shtet mund ta rregullojë heqjen e pasapportave apo jo.

“Lejet e punës për të cilat fjasin të tre kryeministrat dhe njohja e diplomave, janë cështje bilaterale gjithashtu. Tregtia, lëvizja e kaptalit, mund të rregullohet me CEFTA, ky është synimi i CEFTA-s.”, ka deklaruar Enver Hoxhaj.

Ai, krejt në fund, tha se nuk mendon se Minischengeni është në interes të Kosovës dhe nuk mendon se është në interest ë shteteve të rajonit, madje as në interest ë partnerëve tanë ndërkombëtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme