Hoxhaj me iniciativë të re brenda partisë: Propozimet për deputetë vijnë nga anëtarësia

23:16 | 28 Dhjetor 2020
L G

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për një iniciativë të re brenda partisë së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se si Partia që gjithmonë u ka prirë proceseve, pas listave të pastra të kandidatëve pa aktakuza, tani për ofertën e tyre politike do t’i drejtohen bazës së partisë, degëve dhe nëndegëve e deri te anëtarët e thjeshtë për të vendosur për kandidaturat e PDK-së në listën për deputetë edhe për ofertën programore.

Ai gjithashtu ka shkruar se vendimmarrja do të vijë nga poshtë lartë dhe zëri i çdo anëtari do të dëgjohet.

Postimi i tij:

Mikëpritje e madhe dhe entuziazëm sonte në Shtime, në takim me Degën dhe strukturat tona, ku e zyrtarizuam edhe një iniciativë për avancimin e demokracisë dhe shpërndarjen e vendimmarrjes.
Si partia që gjithmonë u kemi prirë proceseve, pas listave të pastërta të kandidatëve pa aktakuza, tani për ofertën tonë politike do t’i drejtohemi bazës së partisë, degëve dhe nëndegëve e deri te anëtarët e thjeshtë për të vendosur për kandidaturat e PDK-së në listën për deputetë edhe për ofertën programore. Kështu, vendimmarrja do të vije nga poshtë lartë dhe zëri i çdo anëtari do të dëgjohet.
Edhe ky vendim i yni do t’i shërbejë fuqizimit të mëtutjeshëm të partisë dhe Kosovës do t’i jap qeverisjen që meriton.
Shpërndajeni në mbështetje të PDK-së ?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme