Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj pas një takimi me diplomaten gjermane Susanne Schutz ka shkruar se Kosova duhet të shfrytëzojë hapësirë dhe mundësi për marrëveshje të njohjes së ndërsjellë.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, nëpërmjet të cilit ka treguar për takimet e realizuara në Berlin gjatë qëndrimit atje, është takuar sot edhe me të ngarkuarën për Evropën Juglindore në ministrinë e jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz me të cilën folën për Procesin e Berlinit dhe dialogun Kosovë-Serbi.
“Takim me të ngarkuarën për Evropën Juglindore në ministrinë e jashtme të Gjermanisë, Susanne Schütz me të cilën folëm për Procesin e Berlinit dhe dialogun Kosovë-Serbi, ku Kosova duhet të shfrytëzojë hapësirë dhe mundësi për marrëveshje të njohjes së ndërsjellë për shkak të vendosmërisë së madhe amerikane, gjermane dhe evropiane!”, ka shkruar Hoxhaj./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...