Google ADS

Hoxhaj: Mbajtja e krerëve të UÇK-së në Hagë dëshmi që ende s’ka përfunduar sakrifica për liri

10:10 | 5 Mars 2021
V. S.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj i shoqëruar nga bashkëpartiak, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në 23-vjetorin e rënies së familjes Jashari.

“Me 5 mars të vitit 1998 fitoj guximi mbi frikën, liria mbi okupimin, fitoj Kosova mbi Serbinë. Më 5, 6. Dhe 7 mars fitoj familja e Jashari, dhe me këtë atdhedashuri jemi sot këtu”.

“Mbajtja e krerëve të UÇK-së para gjykatës tregon që ende nuk ka përfunduar sakrifica jonë mbi lirinë, dhe jemi të sigurt që ata do kthehen personalisht për të vendosur lule para familjes Jashari dhe do ta mbrojnë lirinë siç kanë bërë deri më tani”./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme