Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj në shënimin e 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-së, ka marrë pjesë në organizimin e Institutit të historisë “Ali Hadri” nga Prishtina dhe “Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Historike”, në Shkup.
Në fjalën e tij, Hoxhaj tha se ngjarjet historike nuk duhet vetëm t’i kujtojmë si të tilla, por edhe të reflektojmë dhe t’i përdorim për të ecur përpara.
“Bombardimet e NATO-së shënojnë përmbylljen e një epoke të errët për shqiptarët në Ballkan. Liria e Kosovës është bërë e mundur falë ngritjes së Amerikës si superfuqi botërore, si dhe të BE-së. Prandaj, duhen ruajtur miqësia dhe raportet e mira me aleatët tanë. Tani është koha që përfundimisht të arrijmë marrëveshjen finale me Serbinë, në mënyrë që të mund të fokusohemi në zhvillim ekonomik dhe shoqëror, si shtet me njohje të plotë dhe i anëtarësuar në OKB”, deklaroi Zëvendëskryeministri Hoxhaj.
Hoxhaj shprehu mirënjohje për vendet anëtare të NATO-së dhe shqiptarëve që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Populli i Kosovës u është mirënjohës shteteve anëtare të NATO-së që vepruan për ta ndalur gjenocidin, si dhe u jemi falënderues të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trevat që kanë kontribuuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, përfundoi ai.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...