Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mirëpritur miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në parlamentin maqedonas sot.
Hoxhaj e ka quajtur këtë ngjarje, të jashtëzakonshme dhe historike për shqiptarët në Maqedoni.
Në të njëjtën kohë, Hoxhaj ka thënë se kjo është edhe një e arritur e rëndësishme që i kontribuon demokracisë dhe garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive që jetojnë në këtë shtet.
“Një lajm jashtëzakonisht i mirë dhe historik për shqiptarët, miratimi i ligjit për gjuhën shqipe nga parlamenti në Maqedoni. Njëkohësisht një e arritur e rëndësishme që i kontribuon demokracisë dhe garantimit të të drejtave të barabarta për qytetarët e të gjitha kombësive”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Në lidhje me këtë çështje, dhe në veçanti në funksion të koordinimit të partive shqiptare në Maqedoni para formimit të qeverisë në krye me Zoran Zaev, ka pasur koordinim të vazhdueshëm mes krerëve të institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, ku edhe Enver Hoxhaj – atëherë ministër i jashtëm – ka pasur një rol të rëndësishëm.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit