Google ADS

Hoxhaj: Liberalizimi i vizave proces i pandalshëm, s’do të ketë zgjedhje

09:10 | 24 Qershor 2018
Arbresh.info

Pjesë e punimeve të Kuvendit Zgjedhor të AAK-së ishte edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, i cili është nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai tha se partitë po kalojnë në proceset e zgjedhjeve të brendshme dhe se nuk do të këtë zgjedhje të jashtme.

Hoxhaj tha se liberalizimi i vizave është proces i pandalshëm pasi sipas tij, Kosova i ka plotësuar kriteret.

Hoxhaj i ka uruar suksese AAK-së, parti e cila sipas tij, është aleancë me qytetarin e cila ka një histori të mirëfilltë.

“Është ndër që në emër të kryetari Veseli dhe PDK-së të ju uroj sukses në këtë kuvend. Duam që ta shohim AAK si parti me të fuqishme me te madhe dhe më moderne. E di që është ditë e veçantë për AAK por edhe për Kosovën, është besim i ri, shpresë e re të cilën ju e bartni në çdo strukturë udhëheqëse”.

“Në vitin 2000 kur është themeluar AAK, ka qenë e sigurt që kjo parti d të ketë sukses dhe do të jetë forcë. Ne e kemi kuptua se kjo është aleancë me qytetarin dhe aleanca ka dëshmuar që ka aleancë me qytetarin, por edh si aleancë me subjektet tjera politike. Jeni një parti e cila ka histori të mirëfilltë politike e cila e ka të ardhme të sigurt.

“Liberalizimi është proces i pandalshëm, mos bini pre e ndonjë pesimizmi sepse kriteret i kemi përmbushur. Edhe Brukseli e Komisioni Evropian do ta shpërblejë Kosovën. Mund ta rrisim ekonominë, GDP, numrin e të punësuarve, cilësinë në arsim e shëndetësi”.“Ne duhet secili që t’i dëshirojmë sukses njëri tjetrit dhe jam këtu që në emër të kryetarit të PDK-së t’i uroj sukses dhe t’i besoni kryetarit Haradinaj. Zgjedhje të jashtme nuk do të ketë, do të kemi mandatin e plotë, na mbetet t’i kryejmë punët e brendshme. Nuk do të dorëzohemi derisa ta bëjmë Kosovën shtet anëtar të BE-së, NATO-s dhe OKB-së”.

Valdete Bajrami, nga Nisma Socialdemokrate, deklaroi se AAK-ja do të dalë më e fuqishme nga ky Kuvend, raporton EO.

“AAK do të dalë shumë më e fuqishme nga ky kuvend dhe partneriteti do të jetë më i madh mes partive, duke i mbajtur premtimet që dhamë në zgjedhjet e kaluara”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme