Qeveria e Kosovës të martën ka bërë të ditur se në takimin me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, është pajtuar që menjëherë ta zvogëlojë praninë policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri për 25%.
Këtë lëvizje, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka parë si dorëzim të kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së tij.
Hoxhaj ka thënë se ky pajtim i Qeverisë tregon se që nga shtatori i vitit të kaluar e deri tash ajo që ka ndodhur ka qenë dorëzim pa kushte.
“Është dorëzim i Kurtit dhe Qeverisë së tij pa kushte dhe çdo qytetar duhet ta pyes veten çfarë ka ndodhur nga shtatori i vitit të kaluar sepse nga atëherë kemi qenë në krizë. Teksti fliste që Qeveria ka pranuar të tërheqë 75%, kemi tërheqje të policisë, mbajtje të zgjedhjeve në veri dhe e tëra e shtron pyetjen a ka përgjegjësi Albin Kurti për atë që ka ndodhë më 2023, 2022, prej shtatorit të vitit të kaluar. Prej zgjedhjeve që u mbajtën, po dalin të jenë farsë, prej politikës së tij të zbatimit të ligjit, prej dëmtimit serioz të raporteve tona me SHBA, BE, të masave ndëshkuese që i vendosi BE për herë të parë mbi Kosovën. Cila është përgjegjësia politike e Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, dhe cila është përgjegjësia legale e tij”, ka thënë Hoxhaj në Interaktiv.
Sipas Hoxhajt, është humbur kohë deri tash, derisa ka shprehur shqetësim se Kosova mund të paguajë çmim të lartë.
“Kam frikë që Kosova mund ta paguajë një çmim të lartë gjatë kohës së zbatimit të këtyre kushteve. Pse ka terren të ri, pse Kurti nuk e ka fuqizuar sovranitetin në veri, e ka dorëzuar. Kur të fillojë t’i mbajë zgjedhjet e lira, kur të nisë ta draftojë Asociacionin, kur të nisë ta zbatojë planin e Ohrit, vetmenaxhmin, do ta shihni që çmimi që do ta paguajë Kosova do të jetë më i lartë”, ka shtuar ai.
Hoxhaj ka deklaruar se nuk pret që masat e BE-së kundër Kosovës të hiqen menjëherë.
“Masat ndëshkuese të një shteti të ri nuk do të largohen papritmas, pa vlerësim të situatës. Ato do të jenë në fuqi. Do shohim gjatë dy javëve çfarë do të ndodhë. Një krizë që nisë me mashtrim të madh vjeshtën e kaluar, ka filluar të përfundojë sonte për tu përmbyllur në vjeshtën e këtij viti. E tëra ka qenë politikë e gabuar e Albin Kurtit, veprime taktike populiste, është bërë për të arritë përkrahjen populiste të Kurtit”./Arbresh.info/
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...