Hoxhaj: Kurti po flet për mot të mirë në Shqipëri, por në Kosovë errët nga mungesa e vaksinave

13:27 | 25 Prill 2021
A. B.

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas votimit të kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e Shqipërisë.

Hoxhaj në një postimi në ‘facebook’, ka deklaruar se Kurti po interesohet më shumë për zyrtarët e partisë së tij në Shqipëri sesa për fatin e qytetarëve të Kosovës, shkruan portali arbresh.info

Ai ka shkruar se si Shqipëria i ka vaksinuar qindra mijëra qytetarë, ndërkohë që Kosova vazhdon të jetë ndër vendet me më së paku të vaksinuar në botë.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti për të satën herë po shfaqet në Shqipëri si kryeministri i Kosovës që më shumë i interesojnë bashkëpartiakët atje se fati i bashkëqytetarëve këtu. Ndërkohë Shqipëria ka arritur numrin e 400 mijë qytetarëve të vaksinuar, në Kosovë janë vetëm 20 mijë të tillë në pritje të një tjetër kontigjenti ndihmash me vaksina.
Në takimin me Drejtorin e Përgjithshëm të Spitalit të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj mësova se në këtë qytet të madh nuk ka asnjë vaksinë të vetme në dispozicion ndërkohë që kërkesat e qytetarëve janë të larta. Edhe qendrat e tjera të vaksinimit në Kosovë janë të mbyllura.
Njerëzit po infektohen edhe më shumë, të tjerët po vdesin në mungesë të vaksinave e kryeministri Kurti me ministrat e tij por bëjnë xhiro me xhipa e deklarata për mot të mirë në Shqipëri. Por parashikimet në Kosovë nuk janë të tilla z. Kryeministër. Janë të errëta dhe për të cilat do të mbash përgjegjësi!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, votoi në zgjedhjet e sotme në Shqipëri pak pasi u hapën vendvotimet, ndërsa i ka ftuar qytetarët e Shqipërisë që ta bëjnë të njëjtën. /arbresh.info/

Albin Kurti për të satën herë po shfaqet në Shqipëri si kryeministri i Kosovës që më shumë i interesojnë bashkëpartiakët…

Posted by Enver Hoxhaj on Sunday, 25 April 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme