Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, thotë se PDK do të respektojë çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e ri.
Çfarëdo vendimi që sjell Gjykata Kushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës do ta respekton. Mendoj që edhe në të kaluarën kemi dhënë shembuj në raport me raste të ndryshme dhe e ftojmë çdo subjekt politik që të bëjë një gjë të tillë. Nartyrisht që vendi ka nevojë për qeveri të re”, tha Hoxhaj për rtv21.
Tha se qeveria Kurti nuk mund të rri dhunshëm në pushtet.
“Opozitës i takon gjithmonë të kërkojë zgjedhje të reja dhe jemi të gatshëm kurdo që mbahen zgjedhjet e reja por kjo nuk është fare formë e presionit se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese. Një gjë qëndron që janë 82 deputetë të cilët e kanë rrëzuar qeverinë Kurti dhe kjo qeveri nuk mund të rri dhunshëm në detyrë. Do të ishte abuzim me pushtetin nëse edhe më tutje vazhdon të qëndrojë në formën si po qëndron në presim që në momentin kur Gjykata i jep drejtim dekretit për presidentit partitë tjera politike të vijnë në Kuvendin e Kosovës dhe të shohin a e kanë shumicën parlamentare që të formohet një qeveri e re”, theksoi Hoxhaj.
Hoxhaj i përgjigjet edhe zërave për një bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje. Thotë se aktualisht nuk ka bashkëpunim, por nuk e përjashton mundësinë që dy parti konfrontuese mund të plotësojnë njëra tjetrën.
“Ta dhashë një minutë shtesë”, përplasen Abazi e Bogujevci
Nurdin Ibishi pyetet për Enver Sekiraqën, del që ky i fundit...
Kështu festohet Halloween-i në Maldive
Abdixhiku ia “kujton” Kurtit premtimin për banesa për çiftet...
Gjatë këtij viti, 332 raste të reja me kancer të gjirit
Paraqitjet e shkëlqyer këtë sezon, Barcelona po e shpërblen ...