Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova duhet të dërgojë aplikimin për statusin kandidat të BE-së gjatë vitit 2018.
Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Hoxhaj ka folur për anëtarësimin e shteteve ballkanike në BE dhe sipas tij, Mali i Zi është para Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit.
“Unë e kam parë draft-strategjinë për atë se kush mund të anëtarësohet në vitin 2023 apo më 2025. Mali Zi është para Serbisë, por jam i habitur që BE-ja të dy vendet mundohet t’i shtyjë njëjtë. Qëndrimi i Haradinajt është që në vitin 2018 të tregojmë progres të kënaqshëm, pastaj duhet ta dërgojmë aplikimin për statusin kandidat për BE”, ka thënë Hoxhaj.
“Është një lloj koordinimi me BE-në, por mund të bëhet një anshëm. Për Kosovën është koha e fundit që të aplikojë. Në momentin kur ne zbatojmë agjendën europiane të reformave, ne duhet të aplikojmë dhe ta vëmë BE-në para aktit të kryer”, ka thënë veç të tjerash ai./Koha.net/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...