Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për qëndrimet e tij dhe të PDK-së për situatën e krijuar pas konstituimit të Kuvendit.
Hoxhaj, thotë një hap legal kushtetues sot në Kuvend është tejkaluar por sipas tij pa marrëveshje mes atyre që po pretendojnë të ndërtojnë koalicion Kosova mund të futet në një krizë më komplekse politike që nuk e kemi imagjinuar.
Ai ka thënë se kolegët që kanë bllokuar formimin e institucioneve kur PDK fitonte zgjedhjet po e bëjnë të njëjtën gjë edhe tani kur kanë fituar në zgjedhje, përcjell Telegrafi. “Ata që do të duhej ta kenë mandatin për të formuar institucionet po komplikojnë situatën politike”.
Nënkryetari i PDK-së thotë se në një partneritet qeverisës duhet të ketë besim reciprok mes palëve.
“Jam i shqetësuar për fazën që ka hyrë Kosova sot pas ngjarjeve në Kuvend ku nuk ka unitet dhe kur partnerët e koalicionit befasojnë njëri tjetrin me veprime e deklarata”.
Hoxhaj ka thënë se PDK do të qëndrojë në opozitë dhe nuk do të jetë pjesë e ndonjë kalkulimi për ndonjë matematikë qeveritare.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se reduktimi i ministrive ka qenë ide e PDK-së pas zgjedhjeve të vitit 2017./Telegrafi/
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...