Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova i ka votat për anëtarësim në UNESCO dhe në Interpol.
Hoxhaj ka treguar se në krye të agjendës së tij të vizitave zyrtare nëpër vendet e Evropës, Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine ka qenë pikërisht sigurimi i votave për UNESCO dhe Interpol. Ndërkohë, Hoxhaj ka theksuar se qasja në raport me këto organizata i takon qeverisë së ardhshme.
“Unë çka mund të them është kjo, se cila do të jetë qasja e qeverisë së ardhshme në raport me anëtarësimin e Kosovës në UNESKO, apo në INTERPOL, është vendim që i takon qeverisë së ardhshme. Por, si ministër i Jashtëm i cili ende ushtron ketë post mund të them se Kosova i ka votat që të jetë pjesë edhe e UNESKOS edhe INTERPOL-it. Ne këta muajt e fundit në vitin 2017 po edhe në vitin e kaluar unë kam pasur një agjendë intensive te lotimit, kam vizituar vendet e Afrikës, të Azisë juglindore, të Amerikës Latine dhe kam qëndruar në shumë vende evropiane dhe natyrisht që sigurimi i votave për UNESKO dhe INTERPOL ka qenë prioritet mbi prioritet”, ka thënë Hoxhaj.
Mirëpo, Hoxhaj ka theksuar se përtej votës për anëtarësim në këto mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë, Kosova duhet t’i kryejë edhe disa tema dhe çështje të brendshme që do ta lehtësojnë anëtarësimin.
“Po përtej votës Kosova ka nevojë që t’i kryej edhe disa tema dhe çështje të brendshme për t’u bërë pjesë e këtyre dy organizatave”, ka shtuar ai.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...