Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, në Ditën e Turqve të Kosovës, ka thënë se ata janë një urë lidhëse e fuqishme e marrëdhënieve të ngushta të Kosovës me Turqinë.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social Facebook, ka shkruat se është i lumtur që deri më tani Kosova ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunitetin turk dhe për ketë duhet të krenohemi si shtet.
Hoxhaj ka thënë se Turqia ka qenë dhe është një partner i ngushtë i Kosovës, i cili ishte edhe një ndër shtetet e para që ka mbështetur pavarësinë e Kosovës.
Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
Komuniteti turk në Kosovës është një urë lidhëse e fuqishme e marrëdhënieve të ngushta të Kosovës me Turqinë.
Kosova shënon sot Ditën e Turqve. Jam i lumtur që deri tani kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunitetin turk dhe duhet të krenohemi me arritjen e avancimit të të drejtave të tyre politike dhe etnike, por edhe me integrimin e tyre në institucione lokale e qendrore.
Ndërkohë, Turqia ka qenë dhe është një partner i ngushtë i Kosovës, i cili ishte edhe një ndër shtetet e para që ka mbështetur pavarësinë e Kosovës. Ajo vazhdon të jetë një aleat i madh i shtetit tonë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...