Hoxhaj komenton raportin për Kosovën: Shpejt do ta marrim lajmin e mirë për liberalizim

08:45 | 18 Prill 2018
M. A.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se në raportin e BE-së për Kosovën që u publikua dje, ky institucion njeh angazhimin dhe të arriturat e Kosovës për ta siguruar lëvizjen e lirë për qytetarët tanë.

Madje, Hoxhaj në postimin në Twitter tha se shumë shpejtë qytetarët e Kosovës do ta marrin lajmin e mirë për udhëtimin pa viza.

Hoxhaj pranoi se mbetet punë për tu bërë në procesin e integrimit në BE.

“Në raportin e ri për Kosovën, BE’ja njeh punën e madhe të Kosovës për heqjen e vizave. Se shpejti, qytetarët tanë do ta marrin lajmin e mirë për lëvizjen e lire. Më shumë punë për t’u bërë në procesin e integrimit në BE”, shkroi Hoxhaj në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme