Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë sot në takimin vjetor të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Shkup, për të diskutuar për sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalojnë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Siç njofton MPJ, ministri Hoxhaj më takimin ku i pranishëm ishte edhe Komisioneri Hahn, tha se Kosova këtë vit po synon të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
“Kosova po punon në agjendën evropiane të reformave dhe kur kjo të zbatohet do të aplikojmë për statusin e kandidatit. Ne jemi i vetmi vend në rajon, i cili ende nuk është shtet kandidat për t’u anëtarësuar në BE dhe këtë gjë do ta bëjmë këtë vit”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj deklaroi se rajoni i Ballkanit gjendet në fazë të rëndësishme për shkak të sfidave të brendshme me të cilat ballafaqohet çdo shtet dhe kërcënimeve globale të cilat janë pjesë e realitetit rajonal. Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal nuk duhet të shihet vetëm si proces teknik, por edhe si proces politik i domosdoshëm për përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe të raporteve mes fqinjëve.
Kryediplomati kosovar tha se ajo çka njerëzit kanë nevojë në rajon është krijimi i vendeve të punës, mirëqenie ekonomike dhe modernizim.
Gjatë samitit, Hoxhaj ka takuar homologun e tij, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki dhe atë të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç, me të cilët ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, duke vënë në pah marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me këto dy shtete fqinje.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...