Google ADS

Hoxhaj kërkon nga Rumania njohjen e pavarësisë së Kosovës

19:21 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Rumania njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter Hoxhaj tha se Rumania duhet t’i bashkohet shumicës së shteteve të BE-së që e kanë njohur Kosovën, ndërsa ka thënë se mirëpret interesimin e secilit shtet anëtar për të kontribuuar në normalizimin e raporteve Kosovë Serbi.

Këto komente Hoxhaj i bëri pas vizitës së Vuçiq në Rumani dhe deklaratave të publikuara ku presidenti rumun shprehu gatishmerine të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme