Google ADS

Hoxhaj: Kërkesa në planin e BE-së për kapërcimin e të kaluarës, e barazon agresorin me viktimën

23:48 | 2 Mars 2023
K.B

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se paragrafi në propozimin e BE-së që kërkon kapërcimin e të kaluarës, e barazon agresorin me viktimën.

Nga foltorja e kuvendit, ai e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse e ka ndërmend që të ushtrojë padi për gjenocid ndaj Serbisë.

“Në fund të ditës ka të bëjë me shqetësimin se a po ruhet funksionaliteti i shtetit të Kosovës dhe a mbrohen interesat strategjike të Kosovës?”.

“Palët kontaktuese përmendet në hyrje të tekstit, duhet te ketë qartësi se çka po nënkuptohet me palët?”

“Kurti duhet ta sqarojë se a e ka ndërmend të bëjë padi për gjenocid?”.

“Paragrafi për të kapërcyer trashëgiminë e të kaluarës, e barazon Serbinë me Kosovën”./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme