Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kërcënimi i Vuçiqit për ta dërguar ushtrinë në Kosovë pasqyron bisedën e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
“Deklarata e Vuçiq e pasqyron bisedën e tij me Vladimir Putin. Vuçiq nuk është Zoran Djindjic, nuk është evropian dhe as proevropian, por është i njëjti Vuçiq që ka qenë në vitet e 90a kur i ka shërbyer Millosheviqit. Nëse ai në ditën e njëjtë kur janë përjashtuar numër i madh diplomatësh rusë nëpër botë, ka zgjedhur ta thërrasë për ndihmë Putinin, atëherë për çfarë po flasim këtu”, ka thënë zëvendëskryeministri Hoxhaj.
“Një telefonatë mes Vucic dhe Putin ka mobilizuar edhe disa persona të caktuar në very të Kosovës. Kjo është e njëjta ngjarje sikurse më herët kur disa persona serbë nga veriu i Kosovës kanë marrë pjesë në tentim pucin në Mal të Zi”, ka vazhduar Hoxhaj më tej Hoxhaj gjatë diskutimit në Zona B.
Hoxhaj ka folur për ngjarjet e së hënës dhe arrestimin e Marko Gjuriq në Kosovë. Hoxhaj tha se Gjuriq është arrestuar për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, duke hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.
Hoxhaj tha se intervenimi i policisë është bërë absolutisht konform obligimeve ligjore dhe kushtetuese të vendit tonë.
“Qeveria e Kosovës ka për detyrë ta mbrojë rendin kushtetues, dhe çdokush që hyn në Kosovë ilegalisht do të merren masa ndaj tyre. Në këtë frymë është bërë edhe arrestimi i Marko Gjuriq”, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj ka përmendur paraqitje të mëhershme të Gjuriq në mediat serbe, ku i njëjti ka deklaruar se vetëm vitin e kaluar ka hyrë në Kosovë fshehtazi pesë ose gjashtë herë.
Hoxhaj i ka dalë në mbrojtje aksionit të policisë së Kosovës, ndërsa i ka vlerësuar të papranueshme deklaratat e Vuçiq dhe Gjuriq kundër policisë, e cila Hoxhaj tha se është multi etnike dhe nga organet ndërkombëtare është vlerësuar më profesionalja në rajon.
Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian ...
Incidenti në “Car Llazar”, IPK-ja rekomandon suspendimin e d...
Sveçla thotë se bisedoi me Sarrazinin për kontrollin e mallr...
Si të shmangen sëmundjet e trashëguara?
Kadrijaj: Kurti e Gërvalla nuk kanë çka prezantojnë para bas...
Disa të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm rus në ...