Lideri i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës-AAK, Ramush Haradinaj vazhdon të mbetet i ndaluar në Francë me një urdhërarrest të shtetit të Serbisë. E për këtë Ministria e Drejtësisë në Kosovë thotë se ta kenë kundërshtuar këtë me argumente të pamohueshme se Hardinaj është ndaluar padrejtësisht.
“Natyrisht se jam informuar menjëherë, fatkeqësisht, ishte një lajm i tmerrshëm që një lider partie dhe një ish gjeneral, ish kryeministër i Republikës së Kosovës të ndalohet nga një kërkesë e një shteti që në vendin tonë kreu krime monstruoze. Të gjitha veprimet e mia ishin brenda kompetencës dhe përgjegjësive që më ofron pozita ime, reagimi te homologu im francez, në bashkërenditje me institucionet tjera, duke deponuar argumentet e absurditetit të një kërkese nga një gjykatë që juridiksioni i ka përfunduar në 10 qershor të vitit 1999’, tha Hoxha për gazetën Monitor.
Hoxha ka treguar se ministria të cilën ajo e drejton ka dhënë argumente për lirimin e liderit të AAK’së Ramush Haradinaj.
“Kemi dhënë argumentet tona dhe garancitë për lirimin e Z. Haradinaj se ai është ndaluar plotësisht në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, duke cenuar të drejtat e njeriut dhe duke zbatuar një politikë në kundërshtim me parimet mbi të cilat është ndërtuar vet demokracia franceze, shteti francez dhe mirënjohja e Francës ndaj Republikës së Kosovës duke qenë ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e vendit tonë”, ka treguar Hoxha.
Ndonëse është iu është drejtuar institucionit të drejtësisë në Francë, por që thotë se nuk ka ndikim në institucionin që ka kryer ndalimin nga një urdhër i një shteti të tretë.
“Unë jam drejtuar te institucioni homolog, i cili siç duket, nuk ka ndikim në institucionin që ka kryer ndalimin nga një urdhër i një shteti të tretë, në kundërshtim të plotë me vet parimet e funksionimit të Interpol-it. Në këtë rast, vetëm me kërkesë të Francës ku është kryer ndalimi, Republika e Kosovës si shtet amë, apo një vend ku supozohet se është kryer një vepër penale, mund të lëshojë kërkesa të tilla, kështu që, Serbia, në asnjë rast nuk përbën njërin nga këto kushte. Sovraniteti i ish shtetit kërkues ndaj shtetit amë të Haradinajt, Republikës së Kosovës, ka përfunduar më 1999. Ai shtet më nuk ekziston dhe nuk ka asnjë ingerencë ndaj Republikës së Kosovës. Andaj, e kemi kundërshtuar me argumente të pamohueshme se ish kryeministri Haradinaj është ndaluar padrejtësisht”, ka theksuar Hoxha.
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, mw tej nw intervistw thotë se ndalimi i Haradinajt ka qenë e asaj natyre, ku Interpoli ka zbatuar rregullat e veta në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
“Normalisht që kemi kërkuar lirimin e menjëhershëm të Z. Haradinaj, por, kërkesa për ndalim ishte e tillë që institucioni i Interpol-it të cilit për fat të keq ne ende nuk i takojmë, ka zbatuar rregullat e veta, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, përfundoi Hoxha.
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...