Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se dy udhëheqësit emblematikë të luftës së UÇK-së po përballen me sfidën më të panevojshme e absurde të ngritjes së aktakuzës kundër tyre.
Enver Hoxhaj, ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, ka thënë se Kosova bëri një luftë të drejtë kundër një pushtuesi i cili kreu masakra dhe krim kundër njerëzimit dhe për të cilën gjë u alarmua bota e qytetëruar dhe përkrahu luftën tonë të drejtë.
“Kjo luftë e drejtë , legjitimitetin e së cilës e pranoi bota demokratike, nuk mund të përmendet pa emrat e dy burrështetasve të mëdhenj, z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, me të cilët pas luftës ishim edhe bashkëpunëtorë të ngushtë në të gjitha proceset demokratike që kaloi Kosova këto 20 vite!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
Hoxhaj, gjithashtu ka shkruar se ata që i njohin nga afër Veselin dhe Thaçin e dinë se të tillë ishin edhe para 30 vitesh kur frymëzuan lëvizjet për liri.
“Kadriu e Hashimi, mbesin luftëtarë të përjetshëm të popullit tonë. Ushtarët janë të fundit që kthehen në shtëpi pas betejave!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.
Ai, gjithashtu ka shprehur falënderim për të gjithë anëtarët e kryesisë së partisë që ia besuan punën si ushtrues detyre i kryetarit të partisë.
“Ndërsa unë sot ndjehem i respektuar që Kryesia e partisë më ka besuar detyrën e vështirë dhe të palakueshme të ushtruesit të detyrës së kryetarit të partisë. Besoj se këtë sfidë do ta përballoj me solidaritetin dhe unitetin brenda partisë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. “, ka shkruar Hoxhaj.
Shkrimi i plotë:
Kosova sërish ndodhet para një sfide të madhe. Partia Demokratike e Kosovës ndodhet para një sfide të rëndë.
Dy udhëheqësit emblematikë të luftës së UÇK-së po përballen me sfidën më të panevojshme e absurde të ngritjes së aktakuzës kundër tyre!
Në rrugën e saj të gjatë e plot sakrifica Kosova bëri një luftë të drejtë kundër një pushtuesi i cili kreu masakra dhe krim kundër njerëzimit dhe për të cilën gjë u alarmua bota e qytetëruar dhe përkrahu luftën tonë të drejtë!
Kjo luftë e drejtë, legjitimitetin e së cilës e pranoi bota demokratike, nuk mund të përmendet pa emrat e dy burrështetasve të mëdhenj z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, me të cilët pas luftës ishim edhe bashkëpunëtorë të ngushtë në të gjitha proceset demokratike që kaloi Kosova këto 20 vite!
Bashkëpunimi i plotë i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me drejtësinë, pos që flet për dashurinë e tyre për Kosovën, tregon se ata sërish, edhe njëherë morën mbi supet e tyre fatin e rëndë të Kosovës! Ata që i njohin nga afër e dinë se të tillë ishin edhe para 30 vitesh kur frymëzuan lëvizjet për liri. Kadriu e Hashimi, mbesin luftëtarë të përjetshëm të popullit tonë. Ushtarët janë të fundit që kthehen në shtëpi pas betejave!
Ne besojmë në ta!
Ndërsa unë sot ndjehem i respektuar që Kryesia e partisë më ka besuar detyrën e vështirë dhe të palakmueshme të ushtruesit të detyrës së kryetarit të partisë. Besoj se këtë sfidë do ta përballoj me solidaritetin dhe unitetin brenda partisë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.
Në këto momente Kosovës i duhet qetësia dhe maturia, afrimi dhe jo ndasia, dora e bashkëpunimit dhe jo e përçarjes! Bashkë do t’ia dalim!
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...