Profesoresha e Universitetit të Prishtinës, në Departamentin e Gazetarisë, Remzie Shahini-Hoxhaj vlerëson se ka pasur progres sa i përket lirisë së shprehjes.
“Vetë faktin se Kosova është ranguar për katër pozita më larte në raportin, “Reporterët pa Kufij”, tregon se ka pasur progres në çështjen e lirisë së shprehjes, e natyrisht që çdo gjë nuk është ashtu siç kemi dashur me qenë, mirëpo, kjo tregon për progresin në këtë fushë dhe për zhvillimin e mediave që kanë pësuar pas luftës në Kosovë”, është shprehur Shahini-Hoxhaj për arbresh.info.
Sipas saj, përgjegjësia etike nuk duhet të bie gjithmonë mbi gazetarët dhe mediat, por edhe mbi publikun.
“Ka edhe shumë gjëra që është dashur të përmirësohen në kuadër të lirisë së shprehjes. Unë mendoj që përgjegjësia etike nuk duhet të bie gjithmonë mbi gazetarët dhe mediat, por edhe mbi publikun”, deklaroi profesoresha Shahini-Hoxhaj.
Shprehja “Pa liri të shtypit nuk ka Demokraci”, sipas saj, është “A”-ja dhe “Zh”-ja, e çdo demokracie.
“Ajo është “A”-ja dhe “ZH”-ja, e çdo demokracie, që do të thotë se në vendet ku ka pluralitet medial dhe që nuk ka liri të shtypit, nuk janë vende demokratike, kështu që pluraliteti i mediave pas luftës në Kosovë, tregon se Kosova ka pasur progres në çështjen e lirisë së shtypit”, është shprehur Hoxhaj.
3 Maji është “Dita Botërore e Lirisë së Shtypit”, që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara./arbresh.info/
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...