Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) Enver Hoxhaj, ka kujtuar 42 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se mbi sakrificën e tyre u forcua lëvizja popullore për liri dhe më pas u krijua Ushtria Çlirimtare.
“Kujtojmë sot sakrificën e heronjve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, të vrarë tinëzisht në Gjermani 42 vite më parë nga shteti Jugosllav. Mbi sakrificën e tyre u forcua lëvizja popullore për liri dhe më pas u krijua Ushtria Çlirimtare. Kështu, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu u shndërruan në tre ideologët dhe frymëzuesit e UÇK-së dhe lirisë sonë. Lavdi! “, ka shkruar Hoxhaj, transmeton Arbresh.info
Sot shënohet 42 vjetori i vrasjes së veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, si veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare u vranë nga shërbimi sekret jugosllav 42 vite më parë në Shtutgart të Gjermanisë. As pas mbi katër dekada, vrasja e tre veprimtarëve shqiptarë nuk është zbardhur.
Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kishte ndodhur në Gjermani, teksa nga autoritet shtetërore gjermane ishte lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre persona dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit po luftonin mes tyre.
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...