Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo javë është fatale për Kosovën dhe me pasoja kolosale për të ardhmen, siç u shpreh ai.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj, ka renditur arsyet se pse kjo javë për Kosovën është fatale.
Kjo është javë fatale për Kosovën dhe me pasoja kolosale për të ardhmen! U pranua Asociacioni që tashmë është autonomi, u pranua pa njohje të ndërsjellë, pa anëtarësim në NATO dhe OKB, dhe 24 shtatori, si akt agresioni, kaloi si një ngjarje pa asnjë rëndësi dhe nuk solli asnjë përfitim për Kosovën dhe asnjë sanksion për Serbinë.”, ka shkruar Hoxhaj.
“Është koha që Qeveria të merr përgjegjësi politike dhe të japë transparencë, duke publikuar çdo gjë çka është pranuar, por, është koha gjithashtu që qytetarët të braktisin komplotet populiste dhe fantazitë e Albin Kurtit që Kosovën e betonoi në pafundësi në status-quo. Këtë javë u hoq dorë përfundimisht nga qëllimet për të realizuar idealet themeluese të Kosovës së pavarur dhe përmbylljen e shtetësisë së saj!”, shkroi Hoxhaj./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...