Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se në një bisedë që e ka pasur me komisionierin, Johannes Hahn, ky i fundit i ka thënë atij se ka një vendosmëri të plotë që Kosovës do t’i hiqen shpejt vizat.
Hoxhaj ka deklaruar se në bazë të komunikimeve zyrtare me Komisionerin për Zgjerim Hahn, institucionet e BE-së janë unanime për ta mbështetur Kosovën për ta marrë liberalizimin e vizave.
“Nga komunikimi zyrtar që kam pasur me komisionerin Hahn, mund t’ju them se të gjitha institucionet e BE-së janë unanime në mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave”, deklaroi Hoxhaj në Kuvendin e Kosovës.
Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, Hoxhaj tha se pjesa më e rëndësishme e këtij raporti është njohja që i bëhet plotësimit të kritereve për liberalizim, ndonëse procesi i liberalizimit është i ndarë nga pjesa e raportit për shtetin.
Hoxhaj këto komente i bëri në fjalën e tij gjatë seancës së jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, i cili foli ne emër të Qeverisë në mungesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Ky zyrtar i lartë tha se Raporti i Progresi tregon gjendjen faktike të Kosovës. Ky vlerësim sipas tij, është si rezultat i punës që ka bërë qeveria paraprake dhe kjo e tanishmja.
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...