Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ish-sekretarin e Organizatës Islamike, Ekmeleddin İhsanoğlu.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me İhsanoğlu ka bashkëpunuar ngushtë për më shumë se 10 vjet, shkruan Arbresh.info.
“Bisedë frymëzuese dhe miqësi e çmuar! Me Ekmeleddin İhsanoğlu, ish-sekretarin e Organizatës Islamike (OBI), me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë për më shumë se 10 vjet! Në vitet e para pas shpalljes, për Kosovën ka qenë e rëndësishme që Ekmeleddin İhsanoğlu ishte Sekretar i Përgjithëm për një kohë të gjatë. Si lider i një organizate që përfaqësonte shumë vende të botës islame, İhsanoğlu ndihmoi në sigurimin e mbështetjes për Kosovën nga vendet anëtare të OBI-së, të cilat e njohën pavarësinë e saj.”, ka shkruar Hoxhaj.
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?