Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar a Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq pas deklaratës së tij sot se “Kosova rrezikon të mbetet edhe pa disa njohje”.
Në Twitter, Hoxhaj ka thënë se është e papranueshme që ai ta keqpërdor një konferencë për ndryshimet klimatike në Paris që të luftoj kundër Kosovës dhe se kjo qasje po I rrezikon shumë procesin e dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
“Është e papranueshme tw keqpërdoret Samiti për Ndryshime Klimatike në Paris për të sulmuar shtetësinë e Kosovës nga Vuçiq. Samite të tilla duhet të përdoren për të adresuar sfidat e Ballkanit në fushën e ambientit. Kampanja agresive e Serbisë dhe presioni ndaj vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e vënë në rrezik dialogun dhe normalizimin e raporteve. Serbia është e vetëdijshme që dialogu do të përmbyllet me marrëveshje ligjore të obligueshme dhe njohje të ndërsjellë” ka shkruar Hoxhaj.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...