Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Twitter i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq në lidhje me deklaratat që ai bëri së fundmi për shndërrimin e FSK’së në ushtri.
Hoxhaj tha se Serbia mbetet kërcënim për rajonin duke vazhduar të ndërhyjë si zgjatje e Rusisë në secilin shtet të Ballkanit. Kur flitet për kërcënime, Hoxhaj tha se nuk është FSK’ja, por është ushtria e Serbisë e cila operon nën doktrina anti-perëndimore dhe me armë nga Rusia.
“Serbia mbetet kërcënim për rajoni duke ndërhyrë si zgjatje e Rusisë, në secilin prej shteteve të Ballkanit. FSK’ja, forca multietnike e trajnuar nga NATO nuk është kërcënim. Kërcënim është ushtria e Serbisë që operon me armë ruse e nën doktrina anti-perëndimore”, ka shkruar Hoxhaj.
President i Serbisë, Aleksandër Vuciq tha sot se shndërrimi i FSK’së në ushtri përbën kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...