Google ADS

Hoxhaj i reagon Kurtit për deklaratën për luftë: Nëse është situatë serioze, duhet të mblidhet Kuvendi

10:56 | 12 Gusht 2022
K.B

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për deklaratat e tij për luftë, duke thënë se nëse situata qenka serioze kryeministri duhet të thërras Kuvendin dhe të japë shpjegim publik.

Hoxhaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se gjatë kësaj jave Kurti dy herë foli për një luftë të mundshme Kosovë-Serbi.

“Gjatë kësaj jave Kryeministri Kurti dy herë foli për një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë! Javën tjetër Kurti takohet me Vuçiqin në Bruksel! Çfarë kuptimi ka dialogu dhe diplomacia në tavolinë kur në terren po kërcënohemi me luftë? Nëse situata qenka kaq serioze, atëherë do të duhej të mblidhet Kuvendi dhe jo të shkojë kryeministri në Bruksel”. Nëse ka ndonjë sinjal për situata serioze, Kurti duhet ta njoftojë opozitën dhe partnerët”.

“Nëse nuk është reale mundësia e luftës, atëherë kush investon në një Kosovë nëse është në gjendje lufte? Kush e njeh më? Si mund të anëtarësohet Kosova në organizata ndërkombëtare? Rrëfimi për Kosovën si shtet në prag lufte aq shumë po dëmton vendin sa që të tejkalojë imagjinatën e Kurtit? Por, nëse situata është serioze, kryeministri Kurti duhet të japë shpjegim publik dhe informim politik neve, deputetëve të Kuvendit”.

“Sipas Kushtetutës, Kryeministri dhe Presidenti i Republikës kanë për detyrë të thërrasin mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës çdoherë kur kanë informacione të besueshme se ka rrezik të drejtëpërdrejtë për luftë dhe konflikt të armatosur, kur rrezikohet siguria dhe mbrojtja e vendit, jeta dhe prona e qytetarëve. Çfarë mënyre komunikimi është kjo e parisë institucionale kur flasin për luftë e nuk zbatojnë detyrat kushtetuese që kanë ndaj vendit dhe qytetarit?”, ka shkruar Hoxhaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme