Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka reaguar pasi që presidenti i Serbisë Aleksandër Viçiq e ka dekoruar shkrimtari Peter Handke me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjeviqit”.
Hoxhaj në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiq si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë.
“Laureati i Çmimit Nobel, Peter Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiq si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë. Rehabilitimi i Millosheviqit dhe politikat e tij gjenocidale nga Serbia tregojnë se Serbia është e njëjtë: një shtet gjenocidal”, ka shkruar Hoxhaj.
The @NobelPrize laureate Peter Handke received awards from Serb ultranationalists & @avucic as recognition of his denialism of the genocide in #Kosovo & #Bosnia. The rehabilitation of #Milosevic & his genocidal policies by Serbia show that #Serbia is the same: a genocidal state.
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) May 11, 2021
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...