Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka deklaruar se Marko Gjuriq kishte hyrë në Kosovën vitin e kaluar 6 deri në 7 herë në mënyrë ilegale dhe Qeveria e Kosovës nuk kishte marrë masa ndaj tij.
Hoxhaj ka thënë se këtë radhë është dashur të merren veprime që janë në bazë të ligjeve në fuqi, raporton Arbresh.info.
“Ne kemi një marrëveshje e cila është e nënshkruar me Kosovës e Serbisë që rregullon vizitat e zyrtarëve serb. As ne nuk mund të shkojmë në Serbi pa leje. Ne nuk po folim për qytetarët serb të Kosovës por për qytetarët serb të Serbisë. Zoti Gjuriq nuk e ka respektuar as një procedurë të vetme. Vitin e kaluar ka hyrë 6 deri në 7 herë në mënyrë ilegale dhe ne e patëm larguar 2 herë me eskorta të Policisë. Edhe kësaj është është dashur të merren veprimet që janë në bazë të ligjeve në fuqi. Veprimi nuk është kundër komunitetit serb në Kosovë port ë respektohen ligjet në fuqi. Apeli im është që komuniteti serb të mos mbes viktimë e udhëheqësisë serbe . Ajo çfarë ka ndodhur dje në Mitrovicë është e papranueshme dhe e patolerueshme”, ka thënë Hoxhaj në fjalimin e tij në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Këtë deklaratë Hoxhaj e bëri pasi ministri i Listës Serbe e cila është larguar nga Qeveria e Kosovës, Dalibor Jevtiq tha sot në mbledhje të Qeverisë se do të kishte turp nëse ndonjë qytetar i Kosovës do të trajtohej në Beograd siç është trajtuar Marko Gjuriq në Mitrovicë./Arbresh.info
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!