Hoxhaj ftohet në Dubai të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisë

10:35 | 11 Shkurt 2024
K.B

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj nga sot do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisë, i cili po zhvillohet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Samiti Botëror i Qeverisë është një platformë për qeveritë e mbarë botës, ku marrin pjesë dhe angazhohen në diskutime globale mbi formësimin e së ardhmes së njerëzimit.

Aktualisht deputeti i PDK-së, është ftuar të marrë pjesë në këtë Samit nga Ministri i Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Ekonominë Dixhitale dhe Aplikimet e Punës në Distanca, i Emirateve të Bashkuara Arabe, Omar Sultan Al Olama.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tregoi se do të marrë pjesë në këtë Samit, i cili këtë vit trajton “temën e qeverive të së ardhmes, sfidat gjeopolitike dhe ekonomike, si dhe shkëmben ide për të fuqizuar gjeneratat e ardhshme të qeverive në tërë botën.”.

Në këtë Samit, në dekadën e fundit kanë marrë pjesë liderë globalë si Barack Obama – Presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara, Narendra Modi – Kryeministri i Indisë, António Guterres – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kristalina Georgieva – Drejtoreshë Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Profesori Klaus Schwab – Kryetar Ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror, Ray Dalio, Elon Musk, Reid Hoffman dhe shumë të tjerë.

Hoxhaj, edhe viteve të kaluara ka qenë pjesëmarrës në këtë Samit botëror, i cili ka trajtuar tema të rëndësisë gjeopolitike dhe ekonomike globale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme