Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj ka falenderuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për votimin e Rezolutës që kërkon rishikimin e pretendimeve të Dick Martyt, mbi të cilat u formua Gjykata Speciale.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebooka ka thënë se Kuvendi i Shqipërisë sapo miratoi Rezolutë mbi fabrikën e gënjeshtrave të pretendimeve të Dick Martyt për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri nga ish-krerët e UÇK-së.
“Tani, do t’i kërkohet Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që të bëjë një rishikim të rezolutës që është votuar më parë dhe të rivlerësojë pretendimet e pabazuara të Martyt. “, ka shkruar ai.
Tutje, Hoxhaj ka falenderuar deputetët shqiptarë për votimin e rezolutës.
“Falenderoj veçanërisht Kryeministrin Edi Rama, të gjithë forcat politike dhe të gjithë deputetët në Kuvendin e Shqipërisë, që me 125 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim i dhanë mbështetjen kësaj rezolute”, shkroi Hoxhaj./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...