Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen ndaj trupave të NATO-së, në 19 vjetorin e hyrjes së tyre në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj tha se dita e hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë është ditë historike për popullin e Kosovës dhe ndër ditët më të lumtura.
Ky intervenim, tha Hoxhaj, dëshmon edhe njëherë rëndësinë e madhe të Aleancës Veri-Atlantike për sigurinë në botë.
“Sot shënojmë 19 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë. Një ditë historike për popullin e Kosovës, dhe pa dyshim një nga ditët më të lumtura për ne. Hyrja e trupave të NATO-së në Kosovë, dëshmon edhe njëherë rëndësinë e madhe të Aleancës Veri-Atlantike për sigurinë në botë”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj theksoi se Kosova është e gatshme të shndërrohet në kontribuues të sigurisë, ndërsa shtoi se FSK-ja duhet të shndërrohet në ushtri dhe të anëtarësohet në NATO.
“Për nder të kësaj dite, sot përuruam pllakën memoriale kushtuar ushtarëve të KFOR’it që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë. Populli ynë u mbetet përherë mirënjohës ushtarëve që rrezikuan jetën e tyre për të na mbrojtur. E sot, Kosova është e gatshme të shndërrohet në kontribuues të sigurisë në rajon dhe në botë, duke shndërruar FSK-në në ushtri dhe duke u anëtarësuar në NATO”, ka përfunduar Hoxhaj në postimin e tij.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...