Google ADS

Hoxhaj falenderon Gjermaninë për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës

14:48 | 11 Shkurt 2022
V. S.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, ka uruar dhe falenderuar Gjermaninë për njohjen e patentë shoferëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Haxhaj ka thënë se njohja e patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania është lajm jashtëzakonisht i mirë, për të cilin thotë se është punuar gjatë.

“Njohja e patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania është lajm jashtëzakonisht i mirë për të cilin është punuar gjatë. Me votën pro të të gjitha landeve në Gjermani, tregohet miqësia e madhe mes dy vendeve tona. Faleminderit Gjermani!”, ka shkruar Hoxhaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme