Hoxhaj falenderon gjeneralin Rama: Personifikim i profesionalizmit dhe suksesit të FSK-së

15:54 | 30 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka falënderuar gjenerali Rrahman Rama për kontributin dhe punën e tij në FSK.

Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se gjenerali Rama si pakush personifikon profesionalizmin dhe suksesin e FSK-së, transmeton arbresh.info

“Gjenerali Rama, si pakkush personifikon profesionalizmin dhe suksesin e FSK-së, duke qenë pjesëmarrës kryesor i transformimit të TMK-së në FSK”, ka shkruar Hoxha.

Postimi i tij i plotë:

Faleminderit Gjeneral!

Si ministër i Jashtëm, me gjeneralin, Rrahman Rama kemi pasur takime në selinë e NATO-s, në Pentagon, në Uashington, Bruksel dhe kryeqytete tjera botërore. Aty kam parë profesionalizmin dhe integritetin e lartë të tij. Gjenerali Rama, si pakkush personifikon profesionalizmin dhe suksesin e FSK-së, duke qenë pjesëmarrës kryesor i transformimit të TMK-së në FSK!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme