Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta shpërblejë së shpejti Kosovën, të paktën me statusin e vendit kandidat për anëtarësim kjo për shkak të siç ka thënë ai ” kompromiseve që Kosova ka bërë me Serbinë në dialogun e Brukselit”.
Pos kësaj, Hoxhaj derisa ka konfirmuar dhe ka shprehur gëzimin për vizitën e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherhini në Kosovë më 3 mars ai nuk ka qenë në gjendje të thotë se nëse atë ditë do të hapet edhe Ura e Ibrit në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.
Këto komente, kryediplomati kosovar i ka bërë pas raportimit të disa ministrave në Komisionin për Stabilizim-Asociim ku shumë nga ministrat kanë raportuar për më shumë se tre orë lidhur me atë se sa dikasteret e tyre kanë plotësuar obligimet që dalin nga MSA-ja.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...