Google ADS

Hoxhaj e Çitaku shprehen të shqetësuar për kërcënimin e gazetares Arbana Xharra

17:54 | 10 Prill 2017
M. A.

Një prej kërcënimeve më serioze ndaj gazetarëve në Kosovë ka ndodhur dhjetë ditë më parë ndaj Arbana Xharrës, kryeredaktore e Gazetës “Zëri”. Pranë derës së apartamentit ku jeton dhe në parkingun ku e lë veturën, persona deri më tash të panjohur kanë vizatuar shenjën e kryqit me ngjyrë të kuqe. Rasti është hapur në Policinë e Kosovës.

Kërcënimin serioz që iu është bërë gazetares Arbana Xharra, 10 ditë më parë, duke i vizatuar një kryq me ngjyrë të kuqe pranë derës së banesës së saj dhe në garazhin ku ajo parkon veturën,  e kanë dënuar edhe figurat politike në vend.

Ndaj këtij veprimi të personave të pa njohur, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Kërcënimet e publikuara sot ndaj gazetares Arbana Xharra janë absolutisht të papranueshme dhe jashtë çdo norme njerëzore dhe demokratike. Personat përgjegjës duhet të vihen sa më shpejtë para drejtësisë”, ka shkruar Hoxha në rrjete sociale.

Ambasadorja e Kosovës në New York e shqetësuar për këtë kërcenim ndaj kryeredaktore së gazetës ‘Zëri’ ka sugjeruar autoritetet kosovare që t’i sjellin sa më parë para drejtësisë personat e dyshimtë.

“Arbana Xharra është prej të rrallëve që vlerat dhe parimet që I promovon i ka edhe mënyrë të jetesës. E pakompromis. E pa korruptuar. E guximshme. Me punën, profesionalizmin e guximin e ka nderuar jo vetëm profesionin, por edhe Kosovën. E këta që po e kërrcënojnë janë rreziku dhe llumi i kësaj shoqërije. Shpresoj që institucionet e rendit t’i sjellin para drejtësisë, e ne si shoqëri t’i refuzojmë e tua bëjmë të qartë që soji i tyre nuk ka vend këtu”, shkruan Citaku./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme