Ish-ministri i Punave të Jashtme, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij se po bëjnë dialog të mbyllur dhe jo transparent.
Përmes një statusi në “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se dialogu asnjëherë nuk ka qenë si proces më i mbyllur dhe më jo transparent me Serbinë, sikurse është tani.
“Asnjëherë nuk ka qenë dialogu si proces më i mbyllur dhe më jo transparent me Serbinë, sikurse është tani, ku as qytetarët, as opozita dhe as opinioni publik nuk e dinë se kujt kryeministri Kurti dhe qeveria e tij po i thonë PO në një restaurant, pa e ditur askush në Kuvend të Kosovës se çfarë përmbajnë këto plane dhe çfarë po pranojnë e cili është rezultati i përfundimtar!”, ka shkruar Hoxhaj. /arbresh.info/
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë