Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij se po bëjnë dialog të mbyllur dhe jo transparent.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se dialogu asnjëherë nuk ka qenë si proces më i mbyllur dhe më jo transparent me Serbinë, sikurse është tani.
“Asnjëherë nuk ka qenë dialogu si proces më i mbyllur dhe më jo transparent me Serbinë, sikurse është tani, ku as qytetarët, as opozita dhe as opinioni publik nuk e dinë se kujt kryeministri Kurti dhe qeveria e tij po i thonë PO në një restaurant, pa e ditur askush në Kuvend të Kosoveës se çfarë përmbajnë këto plane dhe çfarë po pranojnë e cili është rezultati i përfundimtar!”, ka shkruar Hoxhaj./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...