Google ADS

Hoxhaj dhe Palmer koordinojnë aktivitetet e përbashkëta

18:18 | 13 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Metthew Palmer.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar Palmer për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, duke vënë në pah raportet e shkëlqyera ndërshtetërore mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi palët diskutuan për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në politikën e jashtme për këtë vit, jo vetëm në aspektin bilateral, por edhe në atë multilateral, duke përfshirë dhe organizatat ndërkombëtare dhe procese të tjera me rëndësi për Kosovën.

“Biseduam për koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në politikën e jashtme për këtë vit. Bashkëpunimi ynë tashmë nuk do të jetë vetëm bilateral por do të zgjerohemi edhe në planin multilateral, organizata ndërkombëtare dhe shumë procese të tjera të rëndësishme për Kosovën, ku do të ketë përfshirje më të madhe të departamentit amerikan të shtetit”, ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, Palmer ka deklaruar se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe Ballkanit është i pandryshueshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme