Hoxhaj dënon sulmin e mbrëmshëm në Londër

11:15 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka dënuar ngjarjet e mbrëmshme në Londër duke shprehur pikëllimin e thellë.

Hoxhaj ka shprehur ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave. Ai ka thënë se Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë britanike.

“Thellësisht i pikëlluar nga ngjarjet e tmerrshme në Londër. Ngushëllime miqve dhe familjeve të viktimave. Kosova qëndron pranë popullit dhe qeverisë britanike”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme