Google ADS

Hoxhaj: Çekia ofron mbështetje të jashtëzakonshme për përmbylljen e suksesshme të dialogut

17:13 | 1 Prill 2019
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj të hënën është takuar me emisaren e Veçantë për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Çekisë, Janina Hrebickova.

Hoxhaj përmes një postimi në facebook ka shkruar se gjatë takimit është diskutuar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan arbresh.info.

“Me Emisaren e Veçantë për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Çekisë, Janina Hrebickova diskutuam për perspektivën evropiane të rajonit dhe dialogum mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka shtuar se ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga Çekia për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi

“Marrëveshja finale duhet të sjellë njohjen e ndërsjellë si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Mbështetja e Çekisë dhe e shteteve anëtare të BE-së është jashtëzakonisht e rëndësishme për përmbylljen e suksesshme të këtij procesi”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme